Gërxhaliu sqaron: Nuk jam shkarkuar, më ka kaluar mandati

Prishtinë | 12 Sht 2021 | 21:58 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i deritashëm i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka mohuar se është shkarkuar nga detyra që ka ushtruar deri tani në këtë institucion.

Gërxhaliu me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se ai nuk është shkarkuar, por mandati i tij ka përfunduar më 28 gusht.

“Mua më ka kaluar mandati më 28 gusht, dhe nuk jam shkarkuar”, shprehet ai, teksa ka publikuar një artikull ku thuhet se është shkarkuar.

Tutje ai pohoi se të gjitha detyrat e mëparshme lidhur me çështjen e personave të zhdukur nga lufta në Kosovë, mbeten në funksion.

Të ngjashme