Gexha-Bunjaku dhe përfaqësuesi i OBSH-së për Evropën diskutojnë për situatën epidemiologjike në vend

Prishtinë | 02 Dhj 2021 | 12:09 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministrja e Parë e Ministrisë së Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku, ka pritur sot në takim Dr. Siddhartha Datta, përfaqësues i OBSh për Regjionin e Evropës, i cili është udhëheqës i njësisë për sëmundje ngjitëse dhe Program të Imunizimit.

Ata diskutuan rreth menaxhimit të situatës epidemiologjike në vend dhe procesin e vaksinimit kundër COVID-19.

“Organizata Botërore e Shëndetësisë mbetet partner i yni strategjik në luftimin e pandemisë duke na qëndruar afër gjatë kësaj kohe”, tha Gexha-Bunjaku.

Në një postim në Facebook të MSH-së bëhet e ditur se Siddhartha Datta, e vlerësoi menaxhimin e pandemisë në Kosovë dhe fushatën e inkurajimit të vaksinimit kundër COVID-19.

Tutje bëhet e ditur se Datta ka theksuar nevojën e përkushtimit dhe solidaritetit midis popujve në përballimin e kësaj sfide globale të shëndetit publik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme