Gëzim Kelmendi i ka dy fjalë për kryeministrin lidhur me përplasjen me Erdoganin

Prishtinë | 03 Pri 2018 | 09:29 | Nga

Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, e ka komentuar kundërpërgjigjen e kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, ndaj presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pas akuzave që i mori nga udhëheqësi turk, për reagimin e tij rreth dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova në Turqi.

Kelmendi ka thënë se Haradinaj u tregua i butë me deklaratat e tij për Erdoganin.

Sipas Kelmendit, Haradinaj u zbut me presidentin turk, duke përmirësuar, siç ka thënë ai, gabimin e tij.

Kelmendi i është referuar vendimit të Haradinajt për shkarkimin e shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, pas skandalit me dëbimin e gjashtë shtetasve turq.

Të ngjashme