Gëzim Kelmendi uron kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson

Prishtinë | 23 Kor 2019 | 16:27 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë FJALA ka uruar kryeministrin e posazgjedhur të Britanisë së Madhe, Boris Johnson. Ai këtë urim e ka bërë përmes rrjetit social FB.

Urime Boris Johnson, Kryeministër i ri i Britanisë së Madhe

Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe Boris Johnson është mik i madh i popullit dhe shtetit të Kosovës.

Zgjedhja e tij si Kryeministër i Britanisë së Madhe do ta ndihmoj edhe më shumë shtetin Kosovës në gjitha proceset shtetndërtuese dhe integruese në organizatat ndërkombëtare.

Urime, shëndet dhe suksese Kryeministër i ri Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka përfunduar kryetari i FJALËS Gëzim Kelmendi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme