Gëzuar për jetën

Prishtinë | 06 Maj 2018 | 08:16 | Nga

Linditë Sejdiu-Rugova është gjuhëtare, profesoreshë e gjuhës angleze, dekane e Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës.

Në fokus të interesimeve të saj studimore janë struktura gramatikore e shqipes dhe e anglishtes, analiza kontrastive e shqipes dhe e anglishtes, studimet tekstore dhe pragmatika, shkruan sot “Koha Ditore”. Në studimet shqiptare ka lënë gjurmë me përfshirjen inovative të metodave bashkëkohore në analizat sintaksore të shqipes, duke hapur një shteg të ri për studiues të rinj, që tashmë e ndjekin rrugën e saj.

Është femra e parë shqiptare prodekane dhe dekane në Fakultetin e Filologjisë që nga themelimi i tij. Pos Prishtinës, ka mbajtur ligjërata në disa universitete botërore: në Universitetin l’Orientale të Napolit, në Universitetin e Karlit në Pragë, në Universitetin e Kopenhagës dhe në Universitetin e Zagrebit.

Ka marrë pjesë në konferenca prestigjioze në Salzburg (Austri), Shën Peterburg (Rusi), Venecie (Itali), Berlin (Gjermani), Torun (Poloni), Gent (Belgjikë), Kozencë (Itali), Trier (Gjermani), Bukuresht (Rumani), Sofje (Bullgari), Sarajevë (BH).

Është bashkautore e librit “Hyrje në gramatikën e tekstit të gjuhës shqipe”. Është trajnuese e certifikuar ndërkombëtarisht për gjuhën angleze si gjuhë e huaj dhe për përkthim. Ka pasur specializime në SHBA, Belgjikë dhe në Angli.

Sejdiu-Rugova është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Guri dhe Gresa janë qeniet më të dashura për mua. Çmendem pas tyre, vdes për ta, lë kokën për ta…. si edhe çdo nënë në botë, nuk po them asgjë të re…

Kanë 8 vjet ndërmjet dhe Guri është ai që e mbështet motrën në çdo hap me shumë mirësi e me shumë finesë, e Gresa është ajo që i fal shumë dashuri atij dhe thotë me shumë xhelozi: vëllai në njërën anë e ju të tjerët në tjetrën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme