Gjakova tri orë pa rrymë

Prishtinë | 31 Dhj 2019 | 22:40 | Nga Ekonomia Online

Qyteti i Gjakovës me fshatrat përreth tash e tri orë janë pa energji elektrike.

Gjatë ditës ka pasur ankesa për energji elektrike edhe në qytete si Prishtina, Lipjani, Shtimja, Klina Ferizaj dhe Fushë-Kosova.

Ndryshe, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka thënë se KEDS është duke punuar për t’i rregulluar, sipas tij, këto probleme të vogëla.

Zëdhënësi për media nga KEDS, Viktor Buzhala, ka thënë se ekipet e tyre janë duke punuar në zgjidhjen e këtyre problemeve.

“Në disa zona, veçanërisht në Fushë Kosovë dhe Malishevë janë duke u paraqitur mbingarkesa ekstreme, ku po djegën në vazhdimësi siguresat”.

“Ekipet e KEDS-it duke i zëvendësuar ato, por ka raste që po djegën të njëjtat nga dy e tri herë. Në këtë situatë apelojmë që të ketë kursim maksimal, sidomos në ato zona, duke përfshirë edhe një pjesë të Prizrenit, Suharekës dhe qytetin e Ferizajit”.

“KEDS nga ora 15:00 ka në dispozicion 430 punëtorë, sikurse 120 tjerë rezervë që të intervenojnë në secilën situatë. Por, kursimi i energjisë elektrike do t’ua lehtësonte shumë punën edhe atyre”.

“Qendra e Thirrjes  vazhdon të jetë në dispozicionin tuaj për të na njoftuar për çdo kërkesë tuajën”, ka thënë Buzhala.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme