Gjakovari rrihet e theret me thikë nga dy persona

Prishtinë | 25 Tet 2021 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi është sulmuar fizikisht e më pas me thikë, nga dy të dyshuar.

Rasti ka ndodhur mesditën e së dielës në Gjakovë.

Policia ka bërë të ditur se është arrestuar njëri nga të dyshuarit, ndërkaq tjetri është në arrati.

“Gjakovë, 24.10.2021 – 15:45. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që ishte sulmuar fizikisht dhe më pas edhe me thikë nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar, ndërsa tjetri gjendet në arrati. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.

Të ngjashme