Gjakovë: Arrestohen dy persona për posedim droge

Prishtinë | 20 Pri 2019 | 11:56 | Nga Ekonomia Online

Në Gjakovë mbrëmë është arrestuar një person i dyshuar, pasi gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Po ashtu, po në këtë qytet policia ka arrestuar edhe një person tjetër, tek i cili janë gjetur dhe sekuestruar disa qese të vogla me substancë te dyshuar narkotike te llojit heroinë, marihuanë dhe kokainë.

I arrestuar raportohet se është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme