Gjashtë komunat e Kosovës të cilat nuk kanë ende asnjë rast me Coronavirus

Prishtinë | 13 Pri 2020 | 08:29 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë janë konfirmuar edhe 79 raste të reja me Coronvirus në Kosovë, duke bërë që numri i përgjithshëm i rasteve në vend të arrijë në 362

Me rritjen e numrit u zgjerua edhe harta e komunave të prekura në Kosovë, përkatësisht u shënuan rastet e para me koronavirus edhe në Rahovec e Istog.

Megjithatë, janë edhe 6 komuna në vend të cilat ende nuk janë prekur nga pandemia COVID-19.

Komunat të cilat nuk kanë shënuar ende asnjë rast me koronavirus janë: Deçani, Mitrovica Jugore, Dragashi, Shtërpca, Kaçaniku dhe Novobërda.

Deri tani, në Kosovë janë konfirmuar 362 raste pozitive me Coronavirus, 59 prej të cilëve janë shëruar, 7 të tjerë kanë ndërruar jetë. Kurse, 9 komuna janë futur në karantinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme