Gjashtë kosovarë humbin jetën nga Covid-19 gjatë 24 orëve

Prishtinë | 31 Jan 2021 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në vend njofton se gjatë 24 orëve të fundit gjashtë pacientë kanë humbur jetën nga COVID-19.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan një rast (72 vjeç), Drenas një rast (69 vjeç), Gjakovë një rast (68 vjeç), Podujevë një rast (86 vjeç), Prizren një rast (60 vjeç), Suharekë një rast (59 vjeç).

Që nga fillimi i pandemisë e deri sot numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 ka arritur në 1 mijë e 498.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme