Gjashtë të akuzuarit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit deklarohen të pafajshëm, dy e pranojnë fajësinë për armëmbajtje pa leje

Prishtinë | 06 Kor 2021 | 10:05 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca gjyqësore për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviqit, raporton Ekonomia Online.

Gjyqtari Valon Kurtaj tha se shqyrtimi është publik dhe se kushtet për mbajtje të seancës janë krijuar.

“Është publik dhe shqyrtimi gjyqësor mund të vazhdojë, shqyrtimi është i hapur”.

Në seancë ishin të pranishëm te gjithë të akuzuarit: Nedelko Spasojeviq, Marko Rosiq, Silvana Arsoviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq dhe Rade Basara.

Gjashtë të akuzuarve u është dhënë mundësia të deklarohen të fajshëm apo jo lidhur me aktakuzën që rëndon mbi ta, e që përfshinë secilin në vrasjen e 16 janarit të 2018 para zyreve të SDP-së në Mitrovicën e veriut.

Të gjashtit janë deklaruar të pafajshëm para trupit gjykues, ndërkohë që Zharko Jovanoviq dhe Nedelko Spasojeviq e kanë pranuar fajësinë vetëm për armëmbajtje pa leje.

Derisa në lexim të aktakuzës prokurori i rastit Blerim Qetkini tha se katër të pandehurit Marko Roshiq, Silvana Arsoviq, Nedeljko Spasojeviq, Rade Basara po akuzohen si grup kriminal

“Të katër të pandehurit akuzohen se janë pjesëtar të grupit të akuzuar kriminal. Prokuroria thekson se ekzistojnë provat logjike që dëshmojnë se këta katër të pandehurit kanë qenë anëtar të grupit të organizuar kriminal që ka vepruar në Mitrovicë dhe se përfundimisht janë përgjegjës”.

“Ata kanë vepruar bashkërisht me qëllim që ta shtrijnë kontrollim si në rrafshin ekonomik e politik. Ky aktivitet arriti kulmin e tij në veprimet e tyre të qëllimta dhe me dije kryerjes së veprës së rëndë vrasje e rëndë”.

Të ngjashme