Gjashtë të lënduar nga një aksident në Korroticë të Ulët të Drenasit

Prishtinë | 23 Maj 2021 | 17:17 | Nga Ekonomia Online

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Korroticë e Ulët në Drenas, këtë të diel.

Këtë për klankosova.tv e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Qendrën e Policisë në Prishtinë.

“Sot rreth orës 16:00, në fshatin Korroticë e ulët të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore kanë pësuar 6 persona dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka thënë Ahmeti.

Të ngjashme