Gjatë 2021-ës u sekuestruan mbi 500 kg kokainë – 15 mijë persona u arrestuan për vepra të ndryshme penale

Prishtinë | 01 Pri 2022 | 10:21 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjatë vitit 2021, Policia e Kosovës ka evidentuar mbi 50 mijë raste, pre të cilave 30 mijë janë vepra penale, ndërsa 20 mijë janë klasifikuar si kundërvajtje. Kështu ka bërë të ditur drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, para anëtarëve të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, raporton Ekonomia Online.

Mehmeti ka thënë se gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 280 protesta dhe tubime të ndryshme. Ndërsa në luftën kundër narkotikëve, janë sekuestruar 3 kg heroinë e mbi 500 kg substancë narkotike kokainë

“Gjatë vitit 2021, Policia e Kosovës ka evidentuar mbi 50 mijë raste, pre të cilave mbi 30 mijë raste të veprave penale, ndërsa 20 mijë janë klasifikuar si kundërvajtje. Gjatë kësaj periudhe, Policia e Kosovës ka ndaluar mbi 5 mijë persona për shkak të dyshimeve për përfshirje në akte të ndryshme kriminale. Po ashtu janë arrestuar mbi 15 mijë persona”, tha Mehmeti.

“Gjatë kësaj kohe janë regjistruar 280 protesta dhe tubime të ndryshme. Në luftën kundër narkotikëve, janë sekuestruar 3 kg heroinë, mbi 500 kg substancë narkotike kokainë”, tha tutje ai.

Mehmeti theksoi se në luftën kundër krimit të organizuar kanë sekuestruar mbi 7 milionë euro.

“Në aspektin e luftimit të krimit të organizuar janë konfiskuar 7 milionë 496 mijë 568 euro, 181 mijë e 63 dollarë, 21 mijë e 120 franga zvicerane dhe 60 mijë e 160 denarë të Maqedonisë së Veriut. Po ashtu janë konfiskuar 133 vetura, pesë shtëpi, shtatë banesa, një lokal, një garazh dhe 29 toka – patundshmëri”, tha Mehmeti.

Të ngjashme