Gjatë 24 orëve 48 raste të reja me Coronvirus, tre të vdekur

Prishtinë | 28 Sht 2020 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka treguar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 48 raste të reja me Coronavirus nga 645 mostra të testuara.

Ai ka thënë se është parë se vetëm së bashku mund të luftohet pandemia. Ai ka treguar se është shtuar numri i inspektorëve për 75.

“Edhe sot kemi situatë të kënaqshme sa i përket lakores së infeksionit, brenda 24 orëve nga 645 testime sa janë bërë, 48 kanë rezultuar pozitivë me Covid 19. Ligji për Parandalimin e përhapjes së Covid-19, i ka dhënë MSh-së më shumë kompetenca për të ushtruar rolin e saj prej lideri në menaxhimin e pandemisë Covid-19, por u ka dhënë edhe ministrive dhe agjensive të tjera përgjegjësi për ta zbatuar këtë ligj”.

“Andaj, secili të jemi të përgjegjshëm aty ku jemi të ngarkur dhe assesi nga neglizhenca e ndonjërës hallkë të dështojë gjithë kjo punë e madhe që është bërë, sepse është parë që vetëm së bashku mund ta fitojmë luftën kundër pandemisë. Nga ky takim, ju bëj thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të zbatojnë më përgjegjësinë më të lartë masat mbrojtëse duke bartur maskën, ruajtur distancën dhe higjienën, sepse vetëm kështu mund t’ia dalim së bashku. Respektimi i ligjit duhet të vlej për të gjithë. Policia, inspektoratet dhe secili institucion duhet të bëj punën e vet”.

“Asnjë organ i drejtësisë, me ligjin e ri, nuk ka më hapësirë për të kërkuar arsye amnistimi dikë që shkel rregullat. Për këtë qëllim, do të shtojmë numrin e inspektorëve për 75, që bashkë me Policinë e Kosovës do të ndihmojnë në zbatimin e masave të reja. Në takimin e radhës, pres rezultate nga secili resor që përfaqësohet në këshill dhe të tjerët, për të mbajtur nivelin sa më të ultë të rasteve pozitive dhe për të ulur në minimum vdekshmërinë”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme