Gjatë 24 orëve 84 aktakuza kundër 100 personave

Prishtinë | 30 Tet 2020 | 11:26 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit prokuroritë themelore kanë ngritur tetëdhjetekatër (84) aktakuza kundër njëqind (100) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, Prokurori i Shtetit ka ndaluar për 48 orë nëntë (9) persona, si dhe ka bërë tetë (8) kërkesa për caktimin e paraburgimit të trembëdhjetë (13) aktakuzave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për nëntë (9) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur njëzetetre (23) aktakuza kundër tridhjetë (30) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, ka bërë dy (2) kërkesë për caktimin e paraburgimit për tre (3) persona, si dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person dhe ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza, kundër njëzetetetë (28) personave.

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 paragrafi 1 KPRK-së.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të veprës ”Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme