Gjatë fushatës zgjedhore Agjencia Kundër Korrupsioni publikon pasurinë e zyrtarëve të lartë

Prishtinë | 23 Maj 2017 | 13:15 | Nga

Që në muajin prill, më shumë se 98 për qind e zyrtarëve të lartë publik e kanë deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, por ende nuk u është publikuar nga Agjencia Kundër Korrupsion (AKK).

Shumë politikanë që kanë qenë në pozita të larta shtetërorë do t’u publikohet pasuria gjatë kohës së fushatës zgjedhore.

“Në muajin qershor publikohet deklarimi i pasurisë”, ka bërë të ditur Agjencia Kundër Korrupsionit për lajmi.net.

Më shumë se 98 për qind e zyrtarëve të lartë publik, para pak javëve e kanë deklaruar pasurinë e tyre komfor Ligjit për Deklarimin e pasurisë, duke përmbyllur kështu procesin një mujor të deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.

Në listën e zyrtarëve të lartë publik kanë figuruar 4498 zyrtarë të obliguar që ta deklarojnë pasurinë dhe prej tyre 4421 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë që në përqindje të saktë i bije 98.3 %.

“Prej numrit të përgjithshëm të atyre që kanë pasur për obligim ta deklarojnë pasurinë 47 zyrtar të lartë publik kanë deklaruar pasurinë pas afatit, 3 nuk e kanë deklaruar pasurinë me arsye dhe, 27 nuk e kanë deklaruar pasurinë deri më tani”, ka bërë të ditur AKK.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme