Gjatë gërmimeve në Zallq të Istogut, gjendet trupi i një 12 vjeçari

Istog | 05 Mar 2019 | 12:36 | Nga Ekonomia Online

Në fshatin Zallq të komunës së Istogut, është gjetur një trup i moshës 12 vjeçare gjatë gërmimeve për persona të zhdukur gjatë luftës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Kryetari i Komisionit Qeveritar për të pagjeturit, Prenk Gjetaj.

“Sipas ekspertëve, trupi i përket një 12 vjeçari i cili ishte i mbështjellë me një batanije dhe kishte të mbathura një palë çorape. Identiteti i tij akoma nuk dihet dhe po pritet të bëhen analiza”, tha Gjetaj.

Ai ka bërë të ditur që gërmimet për të zhdukurit në këtë lokalitet, kanë përfunduar.

Të ngjashme