Gjatë javës temperaturat do arrijnë deri në 35 gradë celsius

Prishtinë | 26 Kor 2020 | 17:44 | Nga Ekonomia Online

Java e fundit e muajit korrik do të vijoj me mot të nxehtë.

Sipas njoftimit të Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, do të ketë edhe vranësira të cilat do ti takojnë stadit të ulët dhe të mesëm të Troposferës.

Këto masa të nxehta me origjinë nga Afrika do të mbesin të stacionuar mbi vendin tonë pothuajse gjatë tërë javës.

Indeksi UV mbetet i lartë dhe këshillat e Institutit të shëndetit publik mbeten në fuqi ( nga ora 9 deri në ora 17 mundësisht të kufizohemi nga rrezet e diellit).

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27 dhe 35 gradë Celsius. Në viset malore temperaturat minimale dhe maksimale mbeten diku për 7 dhe 11 gradë Celsius më të ulëta se sa në lartësitë mesatare. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1 deri në 12m/s”

Të ngjashme