Gjatë javës vendoset nëse do të vazhdohet me fazën e dytë të lehtësimit të masave

Prishtinë | 14 Maj 2020 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Këto ditë do të jenë vendimtare nëse do të vazhdohet me fazën e dytë të lehtësimit të masave dhe hapjen e bizneseve.

Ministria e Shëndetësisë ka thënë se gjatë kësaj jave do të marrin vendim se si do të veprojnë.

“Komiteti për Menaxhimin e Emergjencës së Shëndetit Publik COVID-19, do të vendos gjatë javës nëse do të vijojë faza e II e hapjes graduale, apo do të ketë shtyrje të saj për shkak të mosrespektimit të rekomandimeve të IKSHPK-së, dhe masave të marra nga Qeveria nga një pjesë e qytetarëve dhe një pjesë e bizneseve”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë për Telegrafin.

Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë pohon se përgatitjet janë duke u bërë në mënyrë që plani për hapje të realizohet më 18 maj, por kjo varet nga situata epidemiologjike.

“Përgatitjet po bëhen që plani për hapje të realizohet, por gjithçka do të varet nga situata epidemiologjike dhe nga niveli i zbatimit të masave të parapara për fazën e parë të hapjes graduale në të cilën aktualisht është vendi ynë”, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Më poshtë mund të shihni se si kishte planifikuar Ministria e Shëndetësisë lehtësimin e masave përmes tri fazave:

Faza I: 4 maj deri 18 maj:

-Ndërtimtaria dhe patundshmëria

-Tregtia e automjeteve, pjesërisht

-Tregtia me pakicës, pjesërisht

-Riparimi i artikujve personal dhe i orendive

-Zyrat e konsulencës

-Faza II: 18 maj – 2 qershor

-Tregtia me pakicë

-Dentistët dhe fizioterapeutët

-Floktarët dhe sallonet e ondulimit

-Tregu i gjelbër

-Gastronomia (merr me veti)

-Transporti hekurudhor

-Transporti urban dhe ndërurban (me leje të veçanta)

-Qendrat e thirrjeve (me lista të stafit esencial)

Faza III: 2 qershor deri në vendimin e radhës

-Transporti urban dhe ndërurban

-Taksitë

-Gastronomia

-Provimet në Arsimin e Lartë, Testi i Maturës dhe Arritshmërisë

-Hapja e kinemave, teatrove, hapja selektive e aktiviteteve sportive

-Lirohen masat varësisht nga rekomandimet e IKSHPK-së.

Të ngjashme