Gjatë vikendit mot i vranët dhe me reshje shiu

Prishtinë | 15 Qer 2018 | 14:25 | Nga

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të vikendit do të mbajë mot i ndryshueshëm , me vranësira të cilat do të shoqërohen me reshje të kohë pas kohëshme të shiut.

Nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell. Shtypja atmosferike do të shënoj rritje të lehta, lagështia e ajrit mbetet e lartë dhe si pasojë e ndryshimeve fazore do të krijohen kushte që në orët e para të ditës të krijohen mundesitë për mjegull afatshkurte të radiacionit.

Temperaturat minimale mbeten afërsisht të ngjajshme nga 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-24gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi me shpejtësi 1-5m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme