Gjatë vitit 2018 u kryen 122 auditime, u shpenzuan 272 mijë €

Prishtinë | 13 Qer 2019 | 12:08 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Auditori i Përgjithshëm i Zyrës Kombëtare të Auditimit, Besnik Osmani ka raportuar para Komisionit për Buxhet dhe Financa, raporton EkonomiaOnline.

Ai tha se ky institucion ka shpenzuar 272 mijë euro të buxhetit ose 98 përqind të buxhetit dhe vetëm gjatë vitit 2018 ka kryer 122 auditime.

“Buxheti jonë që kemi shpenzua është 272 mijë euro, 98 përqind e buxhetit është shpenzua. 74 përqind e buxhetit shkon për paga. Kemi kryer 122 auditime”, tha Osmani.

Pas debatit në fund me 6 vota për dhe 1 abstenim ka kaluar raporti vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2018.

Të ngjashme