Gjen kuletën me para dhe gjësende me vlerë, ia dorëzon policisë

Prishtinë | 08 Gus 2019 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Me date 07.08.2019 një qytetarë i Prizrenit, i cili kishte qenë në ‘Tregun e gjelbër’ në Prizren, ka gjetur një kuletë me para, dokumente dhe gjësende me vlerë. Qytetari i cili e ka gjetur kuletën  duke vepruar ndërgjegjshëm, e ka dorëzuar kuletën në Stacionin policor në Prizren. Policia pasi ka vërtetuar dhe konfirmuar për personin i cili e ka humbur, ja ka dorëzuar në prezencë të dëshmitarit me vërtetim të gjitha sendet e humbura. Kuleta i përkiste një gruaje me kombësi turke dhe me këtë veprim e njëjta i ka falënderuar qytetarin dhe policinë e Kosovës.         

Gjithashtu policia e Kosovës në Prizren e ka falënderuar qytetarin dhe njëherit kërkon, që në raste të tilla të tregohet kulturë dhe qytetari sikur ky veprim.

Të ngjashme