Gjenden bimë narkotike në afërsi të ish-fabrikës së kromit në Gjakovë

Prishtinë | 06 Sht 2021 | 11:12 | Nga Ekonomia Online

Në një zonë malore, në afërsi të ish-fabrikës së kromit në fshatin Devë të Gjakovës, sipas informacioneve nga zyrtarët e Policisë kufitare janë gjetur tri fije të bimëve narkotike në këtë lokacion.

Kolonel Nexhmi Krasniqi, Drejtor i drejtorisë rajonale të policisë kufitare “Perëndimi”, ka bërë të ditur për TV Syri, se nuk është arrestuar asnjë i dyshuar rreth këtij rasti, dhe se bimët narkotike janë asgjësuar.

Me rastin në fjalë janë duke u marrë të gjitha njësitë e Policisë së Kosovës.
Kolonel Krasniqi gjithashtu ka bërë të ditur se hetimet rreth këtij rasti janë duke vazhduar.

Të ngjashme