I gjenden cigare të kontrabanduara në vlerë 10 mijë euro

Prishtinë | 01 Gus 2018 | 10:36 | Nga

Të martën në rrugën “Lidhja e Tiranës” në Viti, pas një pune operative zhvilluar nga policia, me urdhrin e gjyqtarit të procedurës paraprake, është kontrolluar shtëpia e një të dyshuarit.

Gjatë kontrollimit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: 14 (katërmbëdhjetë) paketime me cigare, të mbushur me nga 50 (pesëdhjetë) shtaga me nga 10 (dhjetë) pako cigare, afërsisht në vlerë 10.000 (dhjetëmijë) Euro, njofton Policia e Kosovës.

Malli i konfiskuar i është dorëzuar për hetime Doganës së Kosovës.

I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit është liruar, ndërsa rasti mbetet të hetohet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme