Gjenden mbetjet mortore të një njeriu në Skenderaj, dyshohet se ishte vrarë në vitin 1999

Prishtinë | 14 Nën 2019 | 09:29 | Nga Ekonomia Online

Në Llaush të Skenderajt janë zbuluar mbetjet mortore të një trupi.

Sipas policisë mbetjet dyshohet se i takojnë kohës prill –maj 1999, derisa njoftojnë se mbetjet mortore janë dërguar për ekzaminim.

“Fsh. Llaushë, Skenderaj, Prill-Maj 1999 – NN. Me datën 13.11.2019 njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë  kanë zbatuar urdhëresën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ku në malet e fshatit Llaushë është bërë hapja eks-humimi i një varri ku janë gjetur mbetje mortore të trupit të njeriut të cilat janë marr dhe dërguar në  Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme