Gjenden mbi 2 mijë kg mjaltë pa origjinë në Ferizaj e Han të Elezit

Prishtinë | 21 Sht 2022 | 16:17 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka pranuar disa informacione për mjaltë pa origjinë, e fshehur në Ferizaj dhe në Han të Elezit.

Në lidhje me këtë hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve sot rreth orës 12:00 kanë nisur kontrollet në katër lokacione të ndara në Ferizaj dhe Han i Elezit.

“Gjatë kontrollit në një depo në Ferizaj janë gjetur 5033 kg mjaltë, ndërsa në Han të Elezit janë gjetur 2075 kg mjaltë, të cilat më pas janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës”, njofton policia, transmeton Express.

Në lidhje me këtë janë njoftuar Dogana e Kosovës , inspektorët e AUVK-ut dhe Njësia e Krimeve Ekonimike e Policisë së Kosovës të cilët janë në vendin e ngjarjes, për procedura të mëtjeme hetimore.

Të ngjashme