Gjenden para në dyshemenë e një marketi në Fushë-Kosovë, Policia kërkon pronarin e tyre

Fushë-Kosovë | 16 Maj 2018 | 16:29 | Nga

Një shumë e konsiderueshme parash është gjetur në dyshemenë e një marketi në Fushë-Kosovë.

Zyra e Policisë së rajonit të Prishtinës ka njoftuar se kanë pranuar informatën dhe se kanë filluar menjëherë me identifikimin e personit të cilit i kanë humbur paratë.

“Megjithëse nga ana e policisë janë ndërmarrë një varg veprimesh për identifikimin e personit, kjo gjë nuk është arritur. Për këtë arsye kërkojmë ndihmën tuaj, për publikimin e këtij njoftimi”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia përmes njoftimit ka kërkuar nga personi të cilit i kanë humbur paratë, të paraqitet në polici.

“Shuma e parave të humbura gjendet në stacionin policor në Fushë-Kosovë, andaj lusim qytetarin që të paraqiten në stacionin policor për t’i marrë paratë”, thuhet në fund të njoftimit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme