Gjendet 15 vjeçarja nga Prishtina e zhdukur që dy javë

Prishtinë | 29 Mar 2019 | 18:13 | Nga Ekonomia Online

Familja Vllasaliu nga Hajvalia e Prishtinës ka gjetur vajzën 15 vjeçare, e cila u zhduk që 15 ditë.

Pas raportimit për zhdukjen e saj, një person nga Ferizaj ka kontaktuar babanë e saj, i cili edhe ka shkuar ta marrë atë.

Vajza tanimë është me familjen e saj në Hajvali të Prishtinës, ndërsa Policia do ta marrë në pyetje atë, njofton Klan Kosova.

Rasti ishte lajmëruar në polici një ditë pas largimit të saj nga shtëpia.

Të ngjashme