Gjendet e mitura që ishte zhdukur para dy ditësh në Gjilan, dyshohet se është dhunuar

Prishtinë | 11 Dhj 2021 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se është gjetur një e mitur që ishte raportuar e zhdukur në Gjilan.

Sipas policisë, e mitura ka deklaruar se ishte në shtëpinë e një burri.

Rasti nga policia është iniciuar si dhunim, teksa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Gjilan 09.12.2021 – 11:00. Viktima femër kosovare e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur është kthyer në shtëpi dhe sipas saj ajo kishte qenë në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme