Gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë një person në Istog, Policia nis hetimet

Prishtinë | 01 Dhj 2021 | 10:27 | Nga Ekonomia Online

Një person është gjetur pa shenja jete, në oborrin e shtëpisë së tij në Istog.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së martës, ka bërë të ditur policia.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkaq trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Istog, 30.11.2021 – 10:02. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në oborrin e shtëpisë së tij,  ishte gjetur  pa shenja jete nga dëshmitari mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal  njësitë relevante policore  dhe ekipi mjekësor ku  dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme