Gjendet i vdekur në rrugë një burrë në Prishtinë

Prishtinë | 25 Mar 2022 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Një burrë është gjetur i vdekur në mes të një rrugë në Prishtinë, në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se ka nisur hetimet për rastin.

“Prishtinë 24.03.2022 – 04:08. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë, pa shenja jete. Mjeku ka konstatua vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Të ngjashme