Gjendet i vdekur një 62-vjeçar në bazën e KFOR-it në Pejë

Prishtinë | 21 Jan 2020 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Mëngjesin e sotëm, një punonjës 62-vjeçar është gjetur i vdekur në bazën e KFOR’it italian në Pejë, i njohur si fshati italian.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Prokurori kujdestar dhe njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, një person është gjetur pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Nikçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme