Gjendet i vdekur një burrë në Kaçanik

Prishtinë | 23 Pri 2022 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është gjetur i vdekur në rrugë.

Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u lirohet familjarëve për ceremoni mortore.

“Fusha e Pajtimit, Kaçanik 22.04.2022 – 15:50. Raportohet se në rrugë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull  kosovar. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u lirohet familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme