Gjendet i vdekur një person në Mitrovicën e Veriut, dyshohet se u godit nga një veturë

Prishtinë | 18 Pri 2021 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Kombëtare” në Mitrovicën e Veriut, të shtunën, viktima është e pa identifikuar dhe dyshohet se mund të jetë shtetas i huaj.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se i ndjeri ishte goditur me veturë nga një person, që akoma nuk është identifikuar, si pasojë e kësaj ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, rasti është duke u hetuar.

Të ngjashme