Gjendet i vdekur një person në Novobërdë

Prishtinë | 11 Qer 2022 | 11:29 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është raportuar nga një person.

Sipas PK-së, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Fsh. Koretishtë, Novobërdë 10.06.2022 – 07:25. Një mashkull kosovar ka raportuar se viktimën mashkull kosovar e kishte gjetur pa shenja jete. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet më tej në njoftim. 

Të ngjashme