Gjendet i vdekur një person në Prishtinë, policia nis hetimet

Prishtinë | 06 Tet 2021 | 09:33 | Nga Ekonomia Online

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prishtinë, raporton Express

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës, në rrugën “Agim Çavdërbasha” në Prishtinë, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.

“Hetim mbi vdekjen -Rr. Agim Çavdërbasha, Prishtinë 05.10.2021-19:10.  Është raportuar se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja  e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka bërë të ditur policia.

Të ngjashme