Gjendet i vdekur një person në Zhegër të Gjilanit, cilësohet si vdekje e dyshimtë

Prishtinë | 29 Nën 2021 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Zhegër të Gjilanit.

Policia e Kosovës bën të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse, dhe vdekja po dyshohet si e dyshimtë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme