Gjendet i vdekur një shtetas i huaj në Qendrën e Azilit në Magure

Prishtinë | 27 Nën 2021 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Një shtetas i huaj është gjendur i  vdekur në Qendrën e Azilit në fshatin Magure të Lipjanit.

Është konstatuar se viktima është mashkull rreth 26 vjeç.

Policia ka njoftuar se po ndërmerren veprimet e duhura hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit.

Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 10:30, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në Qendrën e Azilit në Magurë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 26 vjeç, shtetas i huaj.

Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur një hetimin për rastitn, si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka njoftuar Borovci.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme