Gjendet mjet shpërthyes pranë hekurudhës në Fushë Kosovë, FSK e KFOR e deminojnë në mënyrë të sigurt

Prishtinë | 23 Qer 2021 | 12:07 | Nga Ekonomia Online

Mesditën e së martës që e lëmë pas, një banor i fshatit Miradi të Fushë Kosovës, ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

I njëjti këtë mjet e pa pranë hekurudhës së asaj zone, ndërsa për rastin lajmëroi menjëherë autoritetet policore, njofton Klan Kosova.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, njësitet FSK-së dhe KFOR-it për deminimin, dolën në vendngjarje dhe bënë tërheqjen e mjetit të dyshuar,

E gjithë kjo procedurë u zhvillua në mënyrë të sigurt dhe pa pasoja në njerëz apo materiale.

Të ngjashme