Gjendet një i vdekur në pyll, afër liqenit të Badovcit

Prishtinë | 19 Dhj 2019 | 08:50 | Nga Ekonomia Online

Një person është gjetur i vdekur mbrëmë rreth orës 21:50 afër liqenit të Badovcit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, i cili tha se janë duke u bërë hetimet e nevojshme për të mësuar shkaqet e vdekjes.

“Mund të ju konfirmoj që me datë 18.12.2019, rreth orës 21:50, në një distancë nga rruga Graqanicë- Gjilan, në pyll është gjetur një person vdekja e të cilit është konfirmuar nga ekipi i ambulancës”, transmeton Klan Kosova.

“Njësitet policore janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të hetuar dhe sqaruar rrethanat e këtij rasti”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme