Gjendet një mjet shpërthyes afër lumit Drenica

Prishtinë | 12 Mar 2021 | 10:40 | Nga Ekonomia Online

Një mjet i dyshuar shpërthyes i llojit granat dore është gjetur dje në afërsi të lumit Drenica në Drenas.

Sipas njoftimit të policisë, vendi i ngjarjes është siguruar dhe njësiti për demimin i FSK-së dhe KFOR-it ka bërë deminimin e mjetit të dyshuar.

“Tërstenik, Gllogoc, 11.03.2021, 13:28. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se afër Lumit Drenica ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes (granat dore). Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-s dhe KFOR-it kanë bërë deminimin e mjetit të dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme