Gjendet një mjet shpërthyes në Gjakovë

Prishtinë | 01 Tet 2021 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Gjakovë ka gjetur dje një mjet shpërthyes, gjersa ishte duke kullotur bagëtinë.

Njësiti për deminim i FSK-së e ka bërë asgjësimin e mjetit shpërthyes.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Brekoc të Gjakovës.

“Lagja Brekoc, Gjakovë, 30.09.2021 – 08:15. Një mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke kullotur bagëtinë kishte hasur në një mjetë të dyshuar të pashpërthyer. Njësiti për deminim i FSK-së ka bërë asgjësimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme