Gjendet një mjet shpërthyes në Podujevë

Prishtinë | 22 Mar 2020 | 12:15 | Nga Ekonomia Online

Një qytetar nga Podujeva ka lajmëruar policinë se në kopshtin e tij ka gjetur një mjet shpërthyes

Rasti ka ndodhur në fshatin Dumnicë e Poshtme në Podujevë, pasditen e së shtunës.

Ankuesi ka njoftuar policinë se derisa ishte dyuke punuar në kopshtin e tij, ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Njësiti policor e ka bërë sigurimin e mjetit, ndërsa njësiti për deminim në mënyrë të sigurt ka tërhequr dhe ka marrë me vete mjetin shpërthyes.

Të ngjashme