Gjendet një person pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Fushë Kosovë

Fushë Kosovë | 09 Kor 2019 | 18:43 | Nga Ekonomia Online

Një person është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 29 të Fushë Kosovës.

Në bazë të gjeturave dyshohet se plagët e shkaktuar tek viktima janë nga arma e zjarrit.

Lajmin e ka konfirmuar për EkonomiaOnline Flora Ahmeti, zëdhënese e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Policia ka marrë informacione rreth orës 13:00 se në lagjen 29 në Fushë-Kosovë, saktësisht në oborrin e një shtëpie ndodhet një person pa shenja jete. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Vdekjen e viktimës mashkull (1957) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Mbështetur në të gjeturat fillestare dyshohet se viktima kishte plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit”.

Rasti po trajtohet nga Policia si vdekje e dyshimtë.

Të ngjashme