Gjendet një person pa shenja jete në Prishtinë

Prishtinë | 22 Tet 2021 | 09:45 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur të enjten në ora 09:00.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar nga familjarët ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku  është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme