Gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë, policia nis hetimet

Prishtinë | 23 Qer 2021 | 17:15 | Nga Ekonomia Online

Sot rreth orës 13:00 në Gjakovë është gjetur pa shenja jete një person i gjinisë mashkullore. Viktima është rreth 60-vjeç.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Kështu ka bërë të ditur Policia Rajonale e Gjakovës.

“Reth orës 13:00 është gjetur trupi i pajetë, në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe autoambulanca, me ç’rast është konfirmuar vdekja e tij. Hetimet po vazhdojnë”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Të ngjashme