Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, dyshohet se bëri vetëvrasje

Prishtinë | 20 Nën 2021 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në orët e pasdites është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij një person.

Sipas Policisë, i njëjti dyshohet se ka bërë vetëvrasje.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është marrë nga njësiti i mjekësisë ligjore për obduksion.

“Prishtinë  19.11.2021 – 13:50. Është raportuar se viktima mashkull  kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, dyshohet se i njëjti të ketë bërë vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është marrë nga njësiti i mjekësisë ligjore për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme