Gjendet vetura e vjedhur e djalit të kryetarit të Fushë-Kosovës, një person dërgohet në mbajtje

Prishtinë | 10 Nën 2021 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Të dielen i është vjedhur vetura djalit të kryetarit të Fushë-Kosovës, Burim Berisha. Rasti është raportuar në polici, ndërsa pas dy ditësh vetura e vjedhur është gjetur në fshatin Sllatinë e Madhe të Fushë Kosovës dhe e njëjta i është kthyer pronarit.

Lidhur me rastin policia ka arrestuar një person të dyshuar, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjetja e veturës se djalit të Berishës është konfirmuar edhe në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

“VETURË E VJEDHUR E GJETUR /Fsh. Sllatine e Madhe, Fushë Kosovë, 07.11.2021 – 19:10. Në lidhje me rastin, është raportuar se është identifikuar vendndodhja e veturës e cila ishte lajmëruar e vjedhur dhe me vendim të prokurorit automjeti është sekuestruar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa vetura i është kthyer pronarit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme