Gjendja alarmante e ndotjes së ajrit! A do të shpallet gjendje e jashtëzakonshme?

Prishtinë | 16 Dhj 2019 | 19:26 | Nga Ekonomia Online

Kosova, në muajin qershor të këtij viti, ka miratuar strategjinë dhjetëvjeçare ndaj ndryshimeve klimatike.

Por, zbatimi i saj, thotë ministri në detyrë i Mjedisit, Fatmir Matoshi, nuk është i lehtë.

Derisa përmend masat që janë duke u ndërmarrë ndaj ndotjes së ajrit, Matoshi thotë se nuk ndodhet në atë nivel që të shpallet situatë emergjente.

Ministria, thekson ai, ka qenë duke i monitoruar institucionet publike dhe të gjitha ato që nuk e zbatojnë vendimin për mospërdorimin e thëngjillit si lëndë djegëse, do të dënohen.

Në anën tjetër, njohësit e mjedisit vlerësojnë se Kosova ka hartuar ligje të mira sa i përket mbrojtjes së mjedisit, por institucionet nuk janë duke bërë mjaftueshëm që ato të gjejnë zbatim.

Aktualisht, Ministria e Mjedisit vetëm në tetë komuna ka matës të nivelit të ndotjes së ajrit.

Të ngjashme