Gjendja e të infektuarve në Pejë është stabile, vetëm dy persona po trajtohen në Infektivë

Prishtinë | 27 Pri 2020 | 11:03 | Nga Halide Rexhepi

Peja është ndër komunat më të prekura me Coronavirus me 71 të infektuar, ku 23 mostra dolën pozitive vetëm mbrëmë, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i Shëndetësisë Petrit Loci, tha se nga të infektuarit vetëm dy po trajtohen në QKUK kurse të tjerët janë në vetizolim dhe kanë gjendje stabile.

Loci në një bisedë telefonike për EO ka treguar se edhe sot është duke vazhduar hulumtimi i kontakteve të personave të prekur dhe janë duke u marrë mostra edhe sot.

Ai ka treguar se shumica e të infektuarve e morën virusin pasi morën pjesë në një të pame.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme